Maqedoni

Tetovë zgjidhet problemi i trasportit të nxënësve

25.09.2016 18:02

Pas një jave ndërprerje të trasnportit të nxënësve në Tetovë dhe protestës së nxënësve sot zyrtarisht është zgjidhur ky problem...

Siç njoftojnë shkollat e mesme të Tetovës nga e hëna transporti i nxënësve do të kryhet në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa në të gjitha drejtimet. 
 
“I informojmë nxënësit, prindërit, si dhe opinionin e gjerë se nga dita e hënë 26 shtator 2016, transporti i nxënësve të shkollave të mesme të komunës së Tetovës do të kryhet në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa në të gjitha drejtimet” thuhet në letrën e nënshkruar nga drejtuesit e të gjitha shkollave të mesme të Tetovës.