Maqedoni

Kotzias: Bisedimet për emrin e Maqedonisë pas zgjedhjeve

25.09.2016 18:32

Çështja e emrit të Maqedonisë do të diskutohet pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit ka deklaruar ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias...

“Vlerësimi im është se pas përfundimit të proçesit për zgjedhjet e 11 dhjetorit, me siguri do të ketë prej palëve të ndryshme rekomandime për zgjidhjen e çështjes së emrit. Rrjedhimisht, pas zgjedhjeve, do të duhet që kjo çështje të jetë objekt konsultimesh ndërmjet dy ministrive tona të jashtme”, ka deklaruar Kotzias për gazetën greke Kathimerini.
 
“Mos t’ua lëmë këtë çështje palëve të treta”, ka kryediplomati grek duke shtuar se megjithate “Do të nevojitet edhe ndihma e negociatorit të OKB, Metju Nimic”.