Botë

Sulm vetëvrasës në Bagdad, 8 të vdekur dhe 20 të plagosur

25.09.2016 19:04

Një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë duke lënë 8 persona të vrarë dhe 20 të tjerë të plagosur në kryeqytetin e Irakut, Bagdad...

Sulmi terrorist ndodhi kur autori u fut në mes të turmës së njerëzve në një rrugë të lagjes Isakan të Bagdadit. Autoritetet raportuan se në këtë lagje banorët në këtë kohë ishin duke u pregaditur për Ashoura, ditën e cila përkujton vdekjen e shekullit të 7-të Imam Huseinit - nipit të Profetit Muhamed.
 
Forcat irakiane të sigurisë prej mbrëmë kanë marrë masa intensive të sigurisë në zonën e Bagdadit, ndërsa në rrugë janë vendosur pika të shumta kontrolli. Bagdadi tashmë disa muaj është shndërruar në shënjestër të sulmeve të shpeshta terroriste që zakonisht i kryejnë terroristët e ISIS.