Futboll
Shkëlzen Gashi, vazhdon të tregojë klasin e tij
25.09.2016 19:10
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Shkëlzen Gashi, vazhdon të tregojë klasin e tij në kampionatin amerikan të futbollit...

Ai ka shënuar 2 gola në barazimin 3¬3 të skuadrës së tij Kolorado Rapids në transfertë përballë Vankuver Uajtkeps. Takimi u zhvillua në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm me orën e Shqipërisë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Shkëlzen Gashi, vazhdon të tregojë klasin e tij në kampionatin amerikan të futbollit. Ai ka shënuar 2 gola në barazimin 3-3 të skuadrës së tij Kolorado Rapids në transfertë përballë Vankuver Uajtkeps. Takimi u zhvillua në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm me orën e Shqipërisë.
Golin e parë Gashi e shënoi në minutën e 57 të takimit me anë të një penalltie duke i dhënë përkohësisht avantazhin 1-2 ekipit të tij. Ndërsa goli i tij i dytë ishte një kryevepër nga goditja e dënimit në minutën e 75. Ky gol i dha avantazhin e përkohshëm 2-3 Kolorados, por në minutën e 3-të shtesë kundërshtarët arritën ta barazonin takimin për shifrat përfundmitare 3-3.
Pas 29 ndeshjeve të zhvilluara, Kolorado Rapids numëron 48 pikë duke u renditur në vendin e 2-të të Konferencës së Perëndimit, 5 pikë pas vendit të parë, por me 2 ndeshje më pak të zhvilluara. Me këto dy gola Gashi kap kuotën e 7 realizimeve në këtë sezon.
