Botë

Orban: BE të ndërtojë kamp gjigant refugjatësh në Libi

25.09.2016 19:28

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, propozon që Bashkimi Europian të krijojë një kamp gjigant refugjatësh në brigjet libiane...

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, propozon që Bashkimi Europian të krijojë një kamp gjigant refugjatësh në brigjet libiane, për të procesuar azilkërkuesit afrikanë, para se ata të mbërrijnë në Europë. 
 
Orban në Samitin e Vjenës tha se, ky kamp masiv duhet drejtuar nga qeveria libiane. Kreu i qeverisë hungareze, e cila ka mbyllur kufirin e saj me tela me gjemba dhe qen roje, tha se BE-ja duhet të marrë kontrollin e plotë të kufijve të sajë të jashtëm.
 
Libia është në kaos që prej vitit 2011, pas rrëzimit të diktatorit Muammar Gaddafi, me qeveri dhe milici rivale që luftojnë për pushtetin.
 
Por sipas Orban, kjo situatë nuk pengon krijimin e qytetit për emigrantët. Ai tha se duhet anuluar embargoja për armët, që i është vendosur Libisë nga Perëndimi, dhe se duhet garantuar mbështetje për ushtrinë çlirimtare të Libisë, një ish-grup rebelësh.