Maqedoni

Zgjedhjet i ka vëzhguar edhe AQ “MOST”

14.04.2014 18:41

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale ishte relativisht i qetë, theksuan nga asociacioni qytetar “MOST”...

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale ishte relativisht i qetë, theksuan nga asociacioni qytetar “MOST”. Kryetari i asociacionit “MOST”,  Darko Aleksov, theksoi se këto zgjedhje janë monitoruar nga 580 ekipe statike dhe 84 mobile. 
 
“Fakti që markeri lehtë fshihej, ishte arsye për shfaqjen e reaksioneve të opinionit publik dhe këshillave zgjedhorë. Kjo dukuri kishte ndikim edhe në besimin e votuesve në procesin zgjedhor. Ishte e pranishme edhe praktika që këshillat zgjedhore zëshëm të lexojnë emrat e votuesve edhe përskaj faktit që kjo gjë nuk lejohet. Në një pjesë të caktuar të vendvotime janë vërejtur edhe persona të cilët evidentonin qytetarët të cilët kanë votuar, kjo gjithashtu është presion ndaj votuesve”, deklaroi kryetari i asociacioni qytetar “MOST”, Darko Aleksov.
 
Sipas të dhënave të asociacionit qytetar “MOST”, 1268 persona nuk kanë mundur t’a gjejnë veten në listat zgjedhore në ato vende ku “MOST” kishte vëzhguesit e saj. Po ashtu është evidentuar numër joreal i votuesve që kanë votuar të shtunën, me ç’rast numri i të paraqiturve është 7386 dhe është zvogëluar në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
 
Në 29 këshilla zgjedhorë po ashtu është regjistruar zbatim joadekuat i praktikës së zgjedhjes së anëtarëve sipas lidhjeve familjare apo shoqërore dhe jo sipas zgjedhjes së rastësishme nga ana e Administratës Publike.
 
REJHANE BUSHI-METAJ