Botë
Francë, arrestohen dy vajza që kishin lidhje me ISIS-in
25.09.2016 19:58
Policia franceze ka arrestuar dy vajza adoleshente nga qyteti i Nicës që dyshohet se kishin lidhje me terroristin e ISIS, i njohur si Kassim...

Policia franceze ka arrestuar dy vajza adoleshente nga qyteti i Nicës që dyshohet se kishin lidhje me terroristin e ISIS, i njohur si Kassim, i cili dyshohet se ishte pjesë e sulmeve të 13 nëntorit në Paris.
Siç ka njoftuar zyra e prokurorisë në Paris, vajzat e moshës 17 dhe 19 vjeçare, kishin përdorur telegrame sistem të koduar për të komunikuar me njërin nga terroristët e dyshuar për sulmet në Paris, i njohur si Kassim.
Dy adoleshentet pranuan se kanë pasur informacione në lidhje me sulmin në Paris që ndodhi më 13 nëntor. Të paktën katër të rinj të tjerë, të gjithë të dyshuar se kanë bërë komplote për të vrarë në emër të Shtetit Islamik, u arrestuan në gusht.
Të gjithë të arrestuarit kishin pasur kontakte me të njohurin Kassim, i cili sipas policisë dhe burimeve gjyqësore, aktualisht ndodhet në një rajon siri-irak që kontrollohet nga ISIS.
