Në Selanik sot autobusët nuk do të transportojnë udhëtarë

26.09.2016 09:59

Qyteti i dytë më i madh në Greqi, Selaniku, sot do të mbetet pa autobusë...

Qyteti i dytë më i madh në Greqi, Selaniku, sot do të mbetet pa autobusë për shkak të protestave të të punësuarve në transportin publik, lajmëron BTA.

Protestat në këtë sektor zgjasin tashmë 10 ditë. "Punëtorët kërkojnë t'iu pagohen rrogat për tre muajt e fundit", lajmëroi kryetari i sindikatës së tyre, Dimitris Cermenidis.

Ai u kërcënua, se shoferët e autobusëve në Selanik nuk do të heqin dorë dhe se nuk do të ulen në autobus nëse nuk ju paguhen rrogat. (mia.mk)