Maqedoni
OSBE: Zgjedhjet ishin fer dhe demokratike
14.04.2014 18:46
OSBE i ka vlerësuar fer dhe demokratike zgjedhjet presidenciale të një dite më parë...
OSBE i ka vlerësuar fer dhe demokratike zgjedhjet presidenciale të një dite më parë. Sipas tyre, jehona e votuesve ishte inkluzive dhe kandidatët në përgjithësi kanë manifestuar fushatë aktive.
Shefi i OSBE-së në Shkup, Gert Arens, pati vërejtje për sa i përket mbulimit të fushatës nga ana e mediave, sipas tij, mediat nuk kanë zhvilluar fushatë të paanshme partiake. Nderkaq, shefi i misionit mbikëqyrës nga Këshilli i Evropës, Shtefan Shenah, dënoi thirrjet për ndarje në baza etnike gjatë kampanjës dhe njëherit e quajti jodemokratike mosdaljen e qytetarëve në zgjedhjet presidenciale.
“Zgjedhjet presidenciale të 13 prillit ishin në mënyrë efikase të realizuara, kandidatët kanë realizuar fushatë aktive dhe regjistrimi i votuesve ishte inkluziv. Janë respektuar në përgjithësi të drejtat e njeriut. Megjithatë edhe përskaj faktit se liritë themelore ishin të respektuara, mbulimi medial ishte i njëanshëm dhe moskufizimi mes aktiviteteve shtetërore dhe partiake, nuk arriti të sigurojë garë të drejtë mes kandidatëve”, deklaroi shefi i OSBE-së në Shkup, Gert Arens.
Nota finale e mbarëvajtjes së zgjedhjeve presidenciale do të merret vesh pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve parlamentare, gjegjësisht me datën 27 prill, tha Arens, i cili me këtë rast përshëndeti punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Sipas tij, KSHZ-ja me sukses e ka kryer punën e vet.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
