Tërmet me intensitet prej 5,7 ballësh sipas Rihterit e goditi Japoninë Jugore

26.09.2016 10:22

Një tërmet me intensitet prej 5,7 ballësh...

Një tërmet me intensitet prej 5,7 ballësh sipas shkallës së Rihterit sot e goditi pjesën jugore të Japonisë, njoftoi TASS.

Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik epiqendra ndodhet në rajonin e ishullit Amami, në prefekturën Kagoshima, në një thellësi prej 40 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

Nuk ka të dhëna për viktima pao dëme të shkaktuara materiale. Autoritetet fillimisht paralajmëruan alarm për paraqitjen e cunamit, por disa minuta më vonë e anuluan.