Kumanovë, gjendet trup i pajetë I një mashkulli me plumb në kokë

26.09.2016 12:36

Rreth orës 07.30 të mëngjesit të sotëm në hyrjen e një ndërtese në rrugën...

Rreth orës 07.30 të mëngjesit të sotëm në hyrjen e një ndërtese në rrugën “  Revulucioni i Tetorit “ në Kumanovë është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli, me plagë arme në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në ndërtesën ku jeton kryetari i Kumanovës Zoran Damjanovski por nuk dihet nëse viktima  ka lidhje apo jo me kreun e komunës.

Banorët e ndërtesës  supozojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje të shkaktuar rreth orës 7.30 në korridorin e katit të parë. Ata gjithashtu thonë se i ndjeri nuk ka jetuar aty dhe nuk ështe fqinj i tyre.

SPB e Kumanovës njofton se për rastin janë njoftuar rreth orës 7.30, kurse ende nuk është mësuar identiteti i të ndjerit. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e krim teknikës, prokurorisë themelore publike dhe mjekësisë ligjore. Pas ekspertizës do të mësohet se bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje.