Turqi, vriten tre ushtarë nga një sulm i PPK-së

26.09.2016 12:47

Tre ushtarë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën...

Tre ushtarë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Mardin të Turqisë.

Mjeti shpërthyes u aktivizua në autostradën Kiziltepe-Derik në një pikë në fshatin Tepedag, ndërkohë që në të po kalonte një minibus që po transportonte ushtarë dhe pjesëtarë të sigurisë.

Të plagosurit përmes ambulancave të dërguara në vendngjarje u transportuan për trajtim në spitalet në Mardin dhe qarqet Derik dhe Kiziltepe. Në vendin e ngjarjes ka filluar operacioni për kapjen e terroristëve.