Maqedoni

KSHZ publikoi rezultatet përfundimtare

14.04.2014 18:52

Nga 100% e votave të përpunuara nga të gjitha vendvotimet në vend dhe pjesërisht në diasporë, kandidati për president i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov...

Nga 100% e votave të përpunuara nga të gjitha vendvotimet në vend dhe pjesërisht në diasporë, kandidati për president i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov, ka grumbulluar 51.67 %  të votave,  Stevo Pendarovski i LSDM-së 37.52 %, Iljaz Halimi i PDSH-së 4.48 % dhe Zoran Popovski 3.61% të votave.
 
Dallimi mes dy kandidatëve të cilët kanë grumbulluar më së shumti vota, pra Ivanov dhe Pendarovski, është 122935 vota në favor të Gjorge Ivanovit, me ç’rast këto dy kandidat do shkojnë në balotazh në raundin e dytë zgjedhor, që do të mbahet më 27 prill.  Nga KSHZ-ja njoftuan se vetëm nga dy vende të diasporës nuk kanë arritur votat. 
 
“Nga ato që kanë votuar në vend kemi të përpunuara 100% të vendvotimeve, ndërsa nga diaspora kanë ngelur vetëm dy vende, prej ku nuk kanë arritur votat edhe atë nga Çikago dhe Toronto, që mendoj se edhe ato së shpejti do të vijnë dhe do të dalim me rezultatin përfundimtar, por kjo nuk ndryshon shumë. Gjatë ditës së djeshme, të drejtën e votës e realizuan 869 137 votues ose 48, 84%. Kemi fleta të pavlefshme, që është 2.72 %. Rezultati konkret për ata të cilët kanë garuar është: Gjorge Ivanov 449.068 vota, apo 51.67 %, Iljaz Halimi 28966 apo 4.48 %, prej atyre që kanë dalur të votojnë Stevo Pendarovski 326 133 vota apo 37.52 % dhe Zoran Popovski 31366 apo 3.61% të atyre që kanë votuar”, deklaroi nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
 
KSHZ-ja e vlerësoi se rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale ka qenë i qetë, por me disa incidente të vogla, në Negotinë është ndërprerë procesi i votimit, sepse një person ka thyer kutinë e votimit, ndërsa në lagjen Shuto Orizare të Shkupit është regjistruar incidenti mes Radmilla Shekerinskës, e cila ka qenë në rolin e vëzhguesit dhe Hamdi Bajramit me djalin e tij. 
 
SANIJE KASAMI