Siri, kamionë me ndihma në katër qytete të rrethuara

26.09.2016 14:30

Për të parën herë në gati 6 muaj, kamionë me ndihma kanë hyrë...

Për të parën herë në gati 6 muaj, kamionë me ndihma kanë hyrë në katër qytete të rrethuara të Sirisë.

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se kamionët mbërritën në Madaya dhe Zabdani, pranë Damaskut, e në Foua dhe Kefraya të provincës së Idlibit, në veriperëndim të vendit.

Madaya ka rreth 40 mijë banorë dhe mbahet nën darën e forcave qeveritare që prej muajit prill. Vetëm 1.000 persona kanë mbetur në Zabadani, ndërsa në Kefrayan e al-Fouan, e kontrolluar nga rebelët që prej vitit të kaluar, ka ende 20.000 persona. Autokolonat e ndihmave kanë sjellë për ata ushqime, ilaçe dhe pajisje personale.

OKB-ja e pezulloi për 48 orë shpërndarjen e ndihmave në Siri, pas sulmit vdekjeprurës ndaj një karvani të saj, ku humbën jetën 20 civilë. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të pozicionuara në kahe të ndryshme të luftës civile afro gjashtëvjeçare të vendit, ia hodhën fajin njëra-tjetrës për incidentin.

Që nga skadimi i afatit të pushimzjarrit, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka dokumentuar vdekjet e 237 personave, 38 nga të cilët fëmijë.