Ekonomi
Komuniteti afarist, dialog për kompensimet për të drejta autoriale
26.09.2016 15:21
Shoqata e Teknologjive Informatike pranë Odës Ekonomike kërkon dialog me Shoqatën për Mbrojtjen e të Drejtave Autoriale Muzikore...

Shoqata e Teknologjive Informatike pranë Odës Ekonomike kërkon dialog me Shoqatën për Mbrojtjen e të Drejtave Autoriale Muzikore për lartësinë e kompensimeve për të drejta autoriale, me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Kjo shoqatë konsideron se duhet të paguhet kompensim për të drejtën autoriale, por vlera e cila paguhet tani, sipas tyre, është e lartë.
“Të drejtat autoriale duhet të paguhen dhe atë nuk duhet ta lëmë si pikë për të menduar. Komuniteti afarist synon drejt asaj. Por, duhet të paguhen në mënyrë të barabartë, përkatësisht të gjithë në pajtim me realizimet e të ardhurave për shkak të shfrytëzimit të veprave autoriale duhet të shkarkohen në mënyrë adekuate”,- deklaroi kryetari i Shoqatës së Teknologjive Informatike-komunikative, Bllagoj Hristov.
Sipas tyre, kompensimet që duhet t’i paguajnë objektet hotelerike janë më të larta se ato që i paguajnë për taksën turistike, përderisa kompensimet në pjesën e teknologjive informatike-komunikatove janë dyfish më të larta nga tarifat që i rekomandon Komisioni për ndërmjetësim pranë Ministrisë së Kulturës.
Komuniteti afarist gjithashtu kërkon që Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave Autoriale Muzikore të japë llogari se si i shpenzon të hollat e mbledhura dhe në Këshillin drejtues të kësaj shoqate të ketë përfaqësues nga sektori i biznesit.
GAZMEND KURTISHI
