Maqedoni

Tetovë, nxënësit maqedonas mbajnë mësim në shesh

26.09.2016 15:47

Nxënësit maqedonas të gjimnazit të Tetovës kanë mbajtur sot orët mësimore në sheshin “Iliria”...

Nxënësit maqedonas të gjimnazit të Tetovës kanë mbajtur sot orët mësimore në sheshin “Iliria”, në shenjë proteste se edhe përkundër premtimeve të shumta, ende nuk po fillon ndërtimi i gjimnazit të ri.
 
Ata ankohen për mungesë të hapësirave në godinën e Universitetit Popullor dhe në Shkollën Fillore “Goce Dellçev”, ku tashmë kaq kohë zhvillojnë mësimin.
 
“Lusim të gjithë partitë politike që të ndalojnë me premtimet boshe në të cilat më nuk besojmë. Ky problem duhet të zgjidhet tani dhe jo para zgjedhjeve, prandaj le të na ndihmojnë me hapa konkret dhe sepse bëhet fjalë për fëmijët tanë”,- tha Dejan Dojçinovski.
 
“Nxënësit e shkollës tonë janë ndër dhjetë më të mirët, ndërsa mësojnë në objekte ku nuk ka kompjuterë, nuk ka asnjë far lloj kabineti si për fizikë ashtu dhe për kimi”- tha një nxënëse.
 
Nxënësit kërkojnë zgjidhje urgjente të problemit me hapësirat dhe krijimin e kushteve për zhvillim normal të mësimit.
 
VISAR SADIKI