Maqedoni
Shilegov për materialet e përgjuara: Materialet i shpërndajnë porositësit e përgjimeve
26.09.2016 16:03
Zëdhënësi i LSDM-së ka njoftuar se të gjitha materialet e përgjuara që ka poseduar kjo parti ndodhen në Prokurorinë Speciale të Maqedonisë...

Ai ka akuzuar se tekstet e porositura në mediat kosovare janë vepër e VMRO-DPMNE-së dhe kanë për qëllim diskreditimin e partisë të udhëhequr nga Ali Ahmeti.
“Lëshimi i materialeve të përgjuara nëpër mediat kosovare më se e qartë janë vepër e VMRO-DPMNE-së. Porositësit e përgjimeve, Gruevski, Mijallkov dhe bashkëpunëtorët do të përpiqen që t’i shfrytëzojnë materialet që i posedojë për shantazh dhe qëllime të ndryshme dhe kjo tani po dëshmohet me porositë të cilat ia dërgojnë partnerit të koalicionit, Ali Ahmetit”,- deklaroi Petre Shilegov nga LSDM.
LSDM kërkon që Prokuroria Speciale dhe gjykatat të sanksionojnë përgjimin e paligjshëm. Dënimi për atë që ka përgjuar është garanci më e madhe se një e keqe e tillë nuk do të përsëritet, deklaroi Shilegov.
Në materialet që së fundmi qarkullojnë në rrjetet sociale janë disa biseda private dhe zyrtare mes funksionarëve të lartë të BDI-së.
NAIM RAMADANI
