Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, plane gjeodezike falas për rajonet e vërshuara

26.09.2016 16:33

Prej sot Agjencia e Kadastrës filloi me përgatitjen e elaborateve gjeodezike....

Prej sot Agjencia e Kadastrës filloi me përgatitjen e elaborateve gjeodezike falas për rajonet më të prekura nga vërshimet, siç janë vendbanimet Stajkovcë, Hasanbeg dhe vendbanimet tjera të prekura nga vërshimet.

Për këtë qëllim Kadastra ka formuar shtatë ekipe profesionale me mbi 20 gjeodetë. Ata do të punojnë deri në përfundim të të gjitha kërkesave nga rajonet e vërshuara, thonë nga Kadastra.

“Agjencia deri më tani ka pranuar 229 kërkesa për përgatitje të elaborateve falas gjeodezike nga ana e banorëve të rajoneve të vërshuara. Nga këto kërkesa, sqaroj, 57 janë parashtruar në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive me shkrim, gjegjësisht qytetarët i kanë parashtruar në sportelet në Kadastër, derisa 172 kërkesa janë paraqitur përmes kontakt¬-qendrës së Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, përmes telefonit ose përmes postës elektronike”,- deklaroi drejtori i AKP-së, Sllavçe Tërpevski.

Për banorët e këtyre vendbanimeve janë të mirëseardhura masat që ndihmojnë në normalizimin e jetës në këtë rajon, pasi vërshimet e 6 gushtit shkaktuan dëme të mëdha.

“Kemi nevojë se kemi mbetur 10 vite mbas, sidomos nga kjo që na ndodhi, por është një hap i mirë. Dalëngadalë po rregullohet në përgjithësi, por ende jemi në një gjendje katastrofave, se nuk ka qenë aq e lehtë ta përjetojmë 6 gushtin, por shpresa vdes e fundit, shpresojmë se dalëngadalë t’ia arrijmë ta kthejmë jetën normale”,- tha një qytetar nga Hasanbegu.             

Deri më tani Kadastra ka pranuar gjithsej 229 kërkesa për përgatitjen e elaborateve gjeodezike falas nga banorët e rajoneve të vërshuara. Nga Kadastra njoftojnë se ende ekziston mundësia për paraqitje për shfrytëzimin e kësaj mundësie edhe atë në info-qendrën e Agjencisë, në telefonat 0800 80 800, apo 02-317-17-33 dhe 02-317- 38-25. (Gyltene Sinani, TVM2)