MAQEDONI
Drejtoria doganore e shënon festën e saj
15.04.2014 10:41
Drejtoria doganore sot do të mbajë solemnitet me rastin e festës së saj 14 prillit, në të cilën do të prezantohen aktivitetet e saj në vitin e kaluar 2013....

Drejtoria doganore sot do të mbajë solemnitet me rastin e festës së saj 14 prillit, në të cilën do të prezantohen aktivitetet e saj në vitin e kaluar 2013.
Gjatë solemnitetit, vëmendje e veçantë do t'i kushtohet zbatimit të konceptit të Operatorit të autorizuar ekonomik dhe rezultateve të arritura deri më tani nga implementimi i Sistemit të ri tranzit të kompjuterizuar.
Do të shfaqet edhe një klip i shkurtër, në të cilin do të prezantohen aktivitetet, që si institucion shoqëror përgjegjës, i ndërmori Drejtoria doganore në luftën kundër tregtisë me narkotikë.
