Maqedoni
Rasti “Kumanova”, mbaroi dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtur
26.09.2016 18:33
Ka përfunduar seanca gjyqësore për rastin “Lagja e trimave” në Kumanovë...

Edhe gjykimi i sotëm u mbajt pas dyerve të mbyllura për gjykatën, pasi dëshmoi dëshmitari i fundit i mbrojtur.
Seanca e radhës është caktuar për të premten dhe pritet të jetë e hapur për opinionin dhe mediat.
Në seancën e 30 shtatorit pritet të dëshmojnë tre dëshmitarët e radhës.
Deri më tani gjatë seancave gjyqësore kanë dëshmuar gjithsej 42 dëshmitarë të mbrojtur, pjesëtarë të njësive speciale, të cilët kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur të datës 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në “Lagjen e trimave” në Kumanovë.
Për rastin “Lagja e trimave” akuzohen për terrorizëm 37 persona.
