Botë

Importi i plehrave, akuza e kundërakuza PS-PD

26.09.2016 19:03

Çështja më e nxehtë në Shqipëri aktualisht është ajo e importit të plehrave...

Ndërsa shoqëria civile, e mbështetur edhe nga opozita shqiptare, pritet të mbajë një protestë madhështore më 1 tetor kundër këtij ligji. Kryeministri, Edi Rama, po shfrytëzon çdo dalje publike për t’u mbushur mendjen njerëzve se nuk do të importohen mbetje të rrezikshme, por vetëm lëndë e parë e riciklueshme.
 
Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se për importin e mbetjeve duhet të vendosë populli nëpërmjet referendumit. Ndërsa pohoi se ligji i propozuar nga demokratët para tre vitesh nuk ishte i mirë.
 
Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kryeministri ka pritur në zyrën e tij ambasadorin amerikan, Donal Lu, si dhe ish-ambasadorin, Aleksandër Arvizu. Në thelb të takimeve mësohet se ka qenë jo vetëm zbatimi i reformës për drejtësi, por edhe situata e krijuar pas miratimit të Ligjit për importin e mbetjeve, katër ditë më parë.
 
LULJETA NDOKA