Maqedoni

Disa pjesë të Karposhit, Gjorçe Petrovit, Kisella Vodës dhe Shuto Orizares nesër pa energji elektrike

26.09.2016 19:29

Shfrytëzuesit e rrugës "Rugjer Boshkoviq" nr. 8, hyrja 1 në komunën Karposh, nesër nga ora 8 deri në orën 21 do të mbesin pa energji elektrike...

Në periudhën nga ora 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Kuçkovë, ndërsa nga ora 9 deri në orën 12 shfrytëzuesit e  rrugës "Mice Kozarov" ndërtesa nr. 29 në komunën Gjorçe Petrov.
 
Nga ora 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të mbesin edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Guadalahara" në komunën Shuto Orizare, ndërsa nga ora 9 deri në orën 14 shfrytëzuesit e rrugës "Luka Gerov" nënrrugët nr. 4, 6, 8, 10, 12 dhe 15 në komunën Gjorçe Petrov.
 
Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Ivan Haxhi Nikolov" në komunën Kisella Vodë do të mbesin pa energji elektrike nga ora 12 deri në orën 14.
 
Ashtu siç kumtoi QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike në elektrorrjet./Mia