Maqedoni

Revolucioni shumëngjyrësh rikthehen protestat në Shkup

26.09.2016 20:34

Rikthehen sërisht protestat e Revolucionit Laraman, në përkrahje të Prokurorisë Specilae Publike, e cila sipas protestuesve është nën shënjestër të pushtetit...

Një numër I konsiderueshëm qytetarësh të tubuar para Kuvendit të RM-së , u bënë thirrje deputetëve dhe pushtetit që ta lërë PSP-në ta bëjë punën e vet dhe të mos e pengojë. Edhe këtë herë pas një pauze tre mujore, protestuesit ngjyrosën rrugën para objektit të Kuvendit republikan, ku shënuan  “Koha juaj kaloi, është koha e PSP-së”.  
 
“Në vend se të organizojnë debate publike, duhet ti votojnë ligjet të cilat I kërkon Prokuroria Speciale Publike, që të mund të punojë, diçka që e kanë bërë shumë herë deri më tani. Prokuroria Speciale Publike është e obliguar që secili që e ka shkelur ligjin, pa marrë parasysh se kujt I takon dhe kush është, ta nxjer para drejtësisë”, tha Zvonko Davidoviç , avokat.
 
“E vetmja dritë në këtë tunel të errët është Prokuroia Speciale, e cila është edhe institucioni i vetëm i pakorruptuar  në këtë shtet. Tani ajo sulohet drejtëpërsëdrejti nga disa të korruptuar. Shumë persona na kanë pyetur se ku është Revolucioni Laraman. Revolucioni Laraman është këtu për tu përballur me të gjithë të korruptuarit në këtë shtet”, tha Aleksandar Mlladenovski, aktivist i “Revolucionit laraman”
 
Protestuesit thonë se deri sa nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ketë qetësi!
Gjithashtu ata kërojnë nga Gjykata Kushtetuese të prononcohet për statusin ligjor të PSP-së, pasi që sipas tyre gjykatësit e afërt me pushtetin vazhdojnë t’i refuzojnë kërkesat për paraburgim.  
 
ERSAN PAJAZITI