MAQEDONI

Do të hulumtohet korrupsioni në nivel lokal

15.04.2014 10:57

Qëllimi kryesor i projektit është promovimi dhe nxitja e praktikave për antikorrupsion dhe qeverisje të mirë në nivel lokal që do të sigurojë mjedis të qëndrueshëm për zhvillim social, ekonomik dhe ekologjik.........

Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave (QHKP) sot e fillon projektin "Këmbim i praktikave më të mira të BE-së për ndjekje të masave antikorruptuese në nivel lokal", në kuadër të së cilit do të realizohet hulumtimi LOTOS (Studim për vetëqeverisje lokale të hapur, transparente dhe të përgjegjshme), i financuar nga BE-ja.

Qëllimi kryesor i projektit është promovimi dhe nxitja e praktikave për antikorrupsion dhe qeverisje të mirë në nivel lokal që do të sigurojë mjedis të qëndrueshëm për zhvillim social, ekonomik dhe ekologjik.

Hulumtimi, i financuar nga BE-ja me 160.000 euro, do të realizohet nga ana e CIKP-së dhe gjashtë shoqata civile lokale në 43 komuna në tetë rajonet planore në Maqedoni.

Aktivitetet janë të inspiruara nga përvoja kroate në përforcimin e shoqërisë civile që të jetë ruajtës aktiv i parimeve për transparencë dhe përgjegjësi të vetëqeverisjes lokale dhe faktin se qytetarë aktivë dhe të vetëdijshëm janë bazë për një qeveri transparente dhe qeveri pa korrupsion.