PARASHIKIMI I MOTIT

Moti sot kryesisht me diell dhe shi

15.04.2014 10:33

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 1 deri në 7, ndërsa e ditës prej 16 deri në 22 gradë Celsius....

Moti në Maqedoni paradite do të jetë i ngrohtë dhe me diell me vranësira të vogla. Nga orët e mesditës, fillimisht në pjesët veriore të vendit, do të rriten vranësirat, ndërsa pasdite koha do të jetë me vranësira dhe do të fryjë erë veriperëndimore.

Gjithashtu pritet të ketë edhe reshje të përkohshme dhe shi të rrëmbyeshëm. Në pjesët jugore të vendit do të paraqiten edhe vetëtima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 1 deri në 7, ndërsa e ditës prej 16 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup paradite moti do të jetë me diell, në orët e mesditës me vranësira, ndërsa pasdite me shi të përkohshëm të rrëmbyeshëm. Përkohësisht do të fryjë erë mesatare veriperëndimore.