Në Shkup dje 11 aksidente, tetë persona janë lënduar më lehtë

27.09.2016 10:30

Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit ka kryer kontroll...

Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit ka kryer kontroll në gjithsej 11 aksidente rrugore, nga të cilat gjashtë janë me dëm material dhe katër janë me pasojë të lëndimit trupor në të cilat lëndime të lehta kanë marrë tetë persona.

Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një bashkudhëtar në automjetin motorik, ndërsa lëndime të lehta një shofer i automjetit motorik të udhëtarëve.

Siç informuan nga SPB ­- Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara ndaj pjesëmarrësve në komunikacion nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve.

Janë sanksionuar 16 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër shoferë nën ndikim të alkoolit, të cilët janë përjashtuar nga qarkullimi, 10 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim, si dhe nëntë shoferë të cilët e kanë përdorur telefonin celular dhe nuk e kanë vënë rripin e sigurimit.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 70 automjete, të cilët në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si atë këmbësorik ashtu edhe atë motorik. Në kuadër të projektit "T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion" sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë seminar edukativ në SHF "Goce Delçev" e cila gjendet në rajonin e komunës së Aerodromit.

Me fillim në orën 20:30 në Qendrën sportive "Boris Trajkovski" në kuadër të SEHA­ligës do të luhet ndeshja ndërkombëtare në hendboll midis KH Metalurg dhe KH Nekse, Kroaci.

Me qëllim të zhvillim pa pengesa dhe të sigurt të komunikacionit, edhe në këtë ngjarje të jashtëzakonshme, nga policia rrugore do të merren masa të nevojshme për sigurim rrugor. (mia.mk)