Kolumbi, nënshkruhet marrëveshja historike e paqes

27.09.2016 12:02

Presidenti i Kolumbisë, Santos, dhe lideri rebel, i njohur si Timochenko...

Presidenti i Kolumbisë, Santos, dhe lideri rebel, i njohur si Timochenko, shtrënguan duart pas nënshkrimit të marrëveshjes historike të paqes.

Qeveria kolumbiane dhe krahu i majtë i rebelëve FARC kanë nënshkruar një marrëveshje historike, e cila zyrtarisht i ka dhënë fund 52 viteve të luftës civile. Udhëheqësi rebel, Timoleon Jimenez, i njohur si Timochenko, kërkoi falje për "të gjitha viktimat e konfliktit" dhe u përshëndet me brohoritje dhe duartrokitje.

"Unë do të doja të kërkoj falje për të gjitha dhimbjet që i kemi shkaktuar gjatë kësaj lufte”, tha ai.

Mysafirët ishin veshur në të bardhë në ceremoninë në Cartagena për të simbolizuar paqen. Konflikti më i madh i Luftës së Ftohtë vrau rreth 260 mijë njerëz dhe la 6 milionë të zhvendosur brenda vendit.