Irak, 17 të vrarë dhe 50 të plagosur në dy shpërthime
Dy sulme terroriste kanë goditur kryeqytetin e Irakut, Bagdadin...

Dy sulme terroriste kanë goditur kryeqytetin e Irakut, Bagdadin, duke lënë të vrarë të paktën 17 persona dhe të plagosur mbi 50 të tjerë.
Tetë persona janë vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur në një sulm me bombë në lagjen Jadida në Bagdad.
Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi militant “Shteti Islamik”, duke thënë se sulmi është kryer nga një person i cili ka shpërthyer jelekun e mbushur me eksplozivë. Pothuajse në të njëjtën kohë një sulm vetëvrasës ka ndodhur në zonën Bayaa, në jug të Bagdadit, ku kanë mbetur të vdekur të paktën nëntë persona dhe janë lënduar 26 të tjerë.
Lidhur me këtë sulm, askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë. ISIS-i në muajt e fundit ka nisur një fushatë, që ka pasur për cak civilët, ndërkaq forcat e sigurisë së Irakut me sukses kanë arritur të rimarrin territor nga grupi terrorist.
