Ekonomi
Ministria e Ekonomisë: Turizmi në Maqedoni këtë vit ka shënuar rritje
27.09.2016 18:25
Turizmi këtë vit ka shënuar rritje, informojnë nga Ministria e Ekonomisë me rastin e Ditës Botërore të Turizmit....

Sipas kësaj ministrie, në 10 vitet e fundit turizmi është rritur për 140 qind.
“Turizmi ofrohet afër 816 mijë vitin e kaluar, sivjet afër 2 milionë apo dy milionë e gjysmë, flet që kemi vetëm sivjet muajin e gjashtë 8.5 për qind rritje të turizmit dhe 5.8 të fjetjeve”,- tha këshilltari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, Shofket Hazari.
Ky manifestim, sipas agjencive turistike, është një stimul për punë të mëtutjeshme të agjencive turistike të cilat theksuan se nevojitet eliminimi i konkurrencës jolojale në sferën e turizmit.
"Që të përforcohet bashkëpunimi midis sektorit privat dhe institucioneve relevante nga sfera e turizmit është e nevojshme që të pengohet konkurrenca jolojale në pjesët ku gravitojnë turistë, të rritet mbështetja për prezantimin e panaireve dhe në to në mënyrë maksimale të kyçet edhe sektori privat, të organizohet prezantim më i madh i vendit jashtë vendit me kujdes të veçantë në vendet të cilat mund të sjellin turistë në Maqedoni",- tha drejtori i Grupacionit “Fibula Travel”, Asim Megjedoviq.
Njëherit u ndanë mirënjohje për 50 përfaqësues më të suksesshëm të sektorit turistik në gjashtë kategori dhe disa nëngrupe.
GAZMEND REXHEPI
