Botë
Shrëder: Shqipëria do të marrë progres-raport pozitiv
27.09.2016 18:45
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, nga Tirana, është shfaqur tejet optimist se brenda muajit nëntor të këtij viti...

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, nga Tirana, është shfaqur tejet optimist se brenda muajit nëntor të këtij viti Shqipëria do të marrë progres-raport pozitiv sa i përket negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.
Në forumin ekonomik Shqipëri-Gjermani, Shrëder shprehu madje një simpati të hapur për kryeministrin aktual, Edi Rama, për të cilin tha se do të donte ta shihte kryeministër edhe në një mandat tjetër. Por, ai vuri në dukje se reforma në drejtësi duhet të zgjidhë sa më shpejt rastet gjyqësore për investitorët. Ndërsa Rama e pa këtë deklaratë si një mbështetje e hapur që Gjermania po i jep Shqipërisë. Por, ai thekoi se për të qenë pjesë e BE, Europa duhej ndërtuar pikërisht në Shqipëri konkurrencë të lirë dhe shtet të së drejtës.
Ndërkohë, salla plenare e parlamentit është shndërruar sot në kinema, ku është transmetuar një film me fokus në reformën për drejtësi.
LULJETA NDOKA
