MAQEDONI-KINË

Për kompanitë e Maqedonisë stenda falas në panairin më të madh kinez

15.04.2014 12:20

Siç tha Su Zheng nga Këshilli për promovimin e tregtisë së RP Kinës - Nënkëshill i Ningbos, për 10 kompani të Maqedonisë të cilat do të paraqiten për pjesëmarrje në Panair deri më 22 prill të këtij viti do të sigurohen stenda falas prej 9 metra katrorë......

Rritje e mundësive për eksport dhe hapje të tregjeve të reja përmes vendosjes së kontakteve të drejtpërdrejta duhet të mundësojë Memorandumi për bashkëpunim që e nënshkruan odat ekonomike të Maqedonisë me përfaqësuesit e lartë të kompanive kineze nga Ningabo.

Para nënshkrimit u prezantuan kushtet që i ofron Maqedonia për investuesit potencialë, plani për investime i Kinës në Republikën e Maqedonisë, si dhe përftimet nga pjesëmarrja në Panairin e ardhshëm ndërkombëtar për konsum të gjerë "CICGF-2014", një nga më të mëdhenjtë dhe më proefesionalët në botë, që do të mbahet në suaza të Konferencës ministrore për tregti dhe investime mes Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore prej 8 deri 11 qershor të këtij viti.

Siç tha Su Zheng nga Këshilli për promovimin e tregtisë së RP Kinës - Nënkëshill i Ningbos, për 10 kompani të Maqedonisë të cilat do të paraqiten për pjesëmarrje në Panair deri më 22 prill të këtij viti do të sigurohen stenda falas prej 9 metra katrorë.

Në "CICGF"- 2014" prezantohen kompanitë eksportuese të cilat dëshirojnë të realizojnë hedhjen në treg të prodhimeve të tyre në RP të Kinës.

Sipas Antoni Peshev, drejtues në Kuvendin e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe nënshkrues i Memorandumit nga ana e Maqedonisë,  manifestimet  e panairit janë gjithmonë mjet i dobishëm për shqyrtimin e potencialeve për pjesëmarrje në tregjet e caktuara, mundësi për zhvillimin e partneriteteve të reja afariste dhe rritjen e aktiviteteve eksportuese të kompanive të Maqedonisë.

Këmbimi i përgjithshëm tregtar i Republikës së Maqedonisë me RP të Kinës në vitin 2013 arriti vlerë prej 483,7 milionë dollarë që paraqet ulje prej 9,4 për qind krahasuar me vitin paraprak. Është realizuar eksport prej 103,8 milionë dollarë apo ulje prej 34,6 për qind, ndërsa importi arrin 379,5 milionë dollarë apo rritje prej 1,2 për qind krahasuar me vitin 2012.