Arbër Ademi për vizitë në Bruksel

28.09.2016 09:16

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi...

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë dyditore pune në Bruksel.

Në kuadër të vizitës, Ademi do të realizojë takim me komisionerin evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johanes Han, ndërkaq gjatë vizitës është paraparë takim edhe me eurodeputetin Eduard Kukan. (mia.mk)