Në Kuvend filloi debati për Buxhetin për vitin 2017
Në Komisionin kuvendor amë për financim dhe buxhet....

Në Komisionin kuvendor amë për financim dhe buxhet sot duhet të fillojë debati për Propozim buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.
Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar prej 187,6 miliardë denarësh që është për 7,6 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016. Shpenzimet e përgjithshme janë në nivel prej 206,22 miliardë denarësh ose për 4,5 për qind më shumë në krahasim me sivjet. Deficiti buxhetor është paraparë të arrijë 3 për qind nga BPV-ja, gjegjësisht 18,6 miliardë denarë.
Investimet kapitale janë planifikuar në 26,95 miliardë denarë.
Buxheti është punuar në bazë të projeksionit për rritje të ekonomisë prej 3 për qind, ndërsa inflacioni të mbetet në nivel prej 1 për qind. (mia.mk)
