Ndarja e bursave “Boris Trajkovski” për 2016/2017

28.09.2016 09:38

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov....

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot do të ndajë bursat “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2016/2017.

Bursat, në mënyrë tradicionale, u ndahen 20 studentëve më të mirë për studime postdiplomike në Programin për administratë biznesi – MBA të Siti kolezhit në Selanik, Fakulteti për studime ndërkombëtare, pranë Universitetit “Shefild” nga Britania e Madhe.

Bursat i siguron Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë dhe Universiteti “Shefild”. (mia.mk)