Konferenca e parë ndërkombëtare për energjetikë

28.09.2016 09:48

Në Shkup sot do të mbahet Konferenca e parë ndërkombëtare për energjetikë...

Në Shkup sot do të mbahet Konferenca e parë ndërkombëtare për energjetikë në të cilën është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve nga ministritë, institucionet kompetente dhe nga komuniteti i biznesit.

Në konferencë do të ketë fjalim edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor Stevo Temelkovski.

Ekspertë të huaj dhe vendorë do të flasin për benefitet, standardet dhe zhvillimin e energjetikës në Maqedoni, si dhe për mundësitë për ciklin e ri të investimeve në këtë fushë.

Konferenca është organizuar nga ana e firmave konsultuese “Manaskov” dhe “Tehniçki konsalting”, në bashkëpunim me Lidhjen e odave ekonomike të Republikës së Maqedonisë. (mia.mk)