Mjekët të cilët kanë realizuar të drejtën e pensionit mund të punojnë me FSSHM
Vendimin e këtillë e ka marrë Këshilli drejtues i Fondit, ndërsa mund ta realizojnë nën kushtin që pensionin ta pezullojnë dhe të kenë leje valide për punë në rrjetin e institucioneve shëndetësore.....

Mjekët - bartës të veprimtarisë shëndetësore, të punësuar në kohë të pacaktur me orar të plotë, në institucionet private shëndetësore, të cilët nuk janë shfytëzues të hapësirës me qira dhe të cilët kanë realizuar të drejtën e pensionit mund të vazhdojnë të punojnë me Fondin për sigurim shëndetësor.
Vendimin e këtillë e ka marrë Këshilli drejtues i Fondit, ndërsa mund ta realizojnë nën kushtin që pensionin ta pezullojnë dhe të kenë leje valide për punë në rrjetin e institucioneve shëndetësore.
Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë kumtoi se u mundëson mjekëve - koncesionerë, të cilët kanë plotësuar kushtin për pensionin me marrje të licencës nga Ministria e Shëndetësisë që të lidhin marrëveshje me Fondin.
