Halili për vizitë zyrtare në Tiranë

28.09.2016 10:25

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili....

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili i shoqëruar nga ministrja e Pushtetit Lokal, Shirete Elezi, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Siç citohet në njoftimin zyrtar, Halili në Tiranë do të realizojë takim me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Metën, zëvendëskryeministrin shqiptar Niko Peleshin dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin. (mia.mk)