Jim Yong Kim rizgjidhet president i Bankës Botërore
28.09.2016 10:56
Bordi i Bankës Botërore ka njoftuar se në mënyrë unanime ka emëruar Jim Yong Kim si president, duke fituar kështu mandatin e dytë në krye të këtij institucioni...

Kim ishte kandidati i vetëm për këtë pozicion.
“Jam i nderuar që do të shërbejë edhe një mandat në krye të këtij institucioni të madh”,- tha Kim, i cili është doktor amerikan me prejardhje nga Koreja e Jugut.
Ai tha se Banka Botërore “është në rrugë të mirë” për të arritur qëllimet kryesore, siç është eliminimi i varfërisë ekstreme deri në vitin 2030 dhe rritja e të ardhurave deri në 40 për qind për shtetet në zhvillim.
