Tetë aksidente dje në Shkup, nëntë persona të lënduar
Tre persona janë lënduar gjatë tre nga gjithsej tetë aksidentet e evidentuara rrugore...

Tre persona janë lënduar gjatë tre nga gjithsej tetë aksidentet e evidentuara rrugore gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në katër nga aksidentet, lëndime të lehta trupore kanë marrë gjashtë persona, ndërsa në një është shkaktuar dëm material.
Siç informuan nga SPB-Shkup, gjatë ditës së kaluar policia rrugore ka sanksionuar dy shoferë të cilët kanë lëvizur nën ndikimin e alkoolit dhje janë përjashtuar nga komunikacioni, katër nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, shtatë nuk e kanë respektuar semaforin, ndërsa 17 shoferë kanë qenë pa leje qarkullimi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar.
Janë hasur edhe 37 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 16 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, gjegjësisht kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit.
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 67 automjete, të cilët në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si atë këmbësorik ashtu edhe atë motorik.
Në kuadër të projektit "T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion" sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë seminar edukativ në SHF "Goce Delçev" e cila gjendet në rajonin e komunës së Aerodromit.
Në Qendrën sportive "Jane Sandanski" pasdite me fillim në orën 17:45 në kuadër të SEHA-ligës do të luhet ndeshja ndërkombëtare në hendboll midis KR Vardar dhe KR Gorenje Velenje. Me qëllim të zhvillimit papengesa dhe të sigurt të komunikacionit, si të këtyre ngjarjeve të jashtëzakonshme, nga policia e trafikut do të merren masa të nevojshme për sigurim të komunikacionit, ndërsa sipas nevojës edhe riorientim të komunikacionit. (mia.mk)
