Turqi, mbulohet Rektorja e Universitetit
Eyigün tha se rektorja Saraç ka kërkuar që të mbante shaminë për një kohë të gjatë, por se këtë vendim e mori pas lejimit të shamisë në institucione publike.........

Presidentja e Universitetit Dixhle, Aishegyl Jale Saraç, ka filluar të mbajë shaminë në zyrën e saj që nga e enjtja, duke u bërë rektorja e parë universitare që ndërmerr një vendim të tillë.
Sekretari i përgjithshëm i universitetit, Sabri Eyigün, bëri publik vendimin e saj për mbajtjen e shamisë në mediat sociale, raportojnë mediat turke. Eyigün tha se rektorja Saraç ka kërkuar që të mbante shaminë për një kohë të gjatë, por se këtë vendim e mori pas lejimit të shamisë në institucione publike.
Qeveria turke hoqi ndalimin e mbajtjes së shamisë për gratë që punojnë në institucionet publike, duke përfshirë objektet arsimore si universitet dhe shkollat. Kjo u mundësua përmes një pakete të reformave shtatorin e kaluar.
