Turqi, mbi 32 mijë të arrestuar pas puçit

28.09.2016 12:00

Më shumë se 32 mijë njerëz janëa rrestuar pas tentimit për Puç në Turqi...

Më shumë se 32 mijë njerëz janëa rrestuar pas tentimit për Puç në Turqi, të cilët dyshohet se kanë lidhje me lëvizjen e klerikut Fetullah Gulen.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag ka thënë për televizionin turk se 70 mijë njerëz janë hetuar pas puçit të dështuar ushtarak, ndërkaq 32 mijë prej tyre zyrtarisht janë të arrestuar nga autoritetet turke.

“Procesi është duke vazhduar”, ka thënë Bozdag. Më herët qeveria turke pati deklaruar se rreth 10 mijë njerëz janë arrestuar.

Bozdag ka thënë se hetimet ndaj më shumë se 30 mijë njerëzve do të testojnë sistemin ligjor të Turqisë, duke shtuar se gjykimet ndaj të arrestuarve do të mbahen në mbarë vendin. Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, ka mohuar përfshirjen në grushtshtetin e dështuar.

Bozdag tha se Turqia pret që ShBA-të ti përgjigjen në ditët në vazhdim, lidhur me kërkesën për ekstradimin e Gulenit.