Turqi, pushohen nga puna 87 anëtarë të AShS-së
28.09.2016 15:53
Qeveria e Turqisë ka pushuar nga puna 87 anëtarë të Agjencisë shtetërore të Sigurisë...

Qeveria e Turqisë ka pushuar nga puna 87 anëtarë të Agjencisë shtetërore të Sigurisë nën akuzat se kanë pasur lidhje me përpjekjen për grusht-shtet, në muajin korrik.
87 zyrtarët e Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare dyshohet se mbështesin klerikun, Fethullah Gulen, i cili akuzohet nga Ankaraja për organizimin e përpjekjes për puç. Ankaraja ka lëshuar po ashtu edhe fletarrestime për 121 punonjës të organizatës së ndihmës, “Kimse Yok Mu”, e lidhur me Gulenin.
Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 40,000 njerëz nën dyshimet se kanë lidhje me grusht-shtetin dhe kanë pushuar nga puna dhjetëra-mijëra të tjerë.
