Botë

Spanjë, arrestohen pesë persona, bënin propagandë pro ISIS-it në facebook

28.09.2016 16:36

Ministria e Brendshme spanjolle ka informuar se mëngjesin e sotëm janë arrestuar pesë persona...

Ministria e Brendshme spanjolle ka informuar se mëngjesin e sotëm janë arrestuar pesë persona anëtarë të një celule terroriste e “Shtetit Islamik”, e cila përhapte e nxiste online propagandën e ISIS-it.

Dy të dyshuar janë arrestuar në Barcelonë, një në Melilan spanjolle në Marok, një në Gjermani dhe personi i pestë është arrestuar në Bruksel.

Pesë personat e arrestuar administronin një faqe facebooku të quajtur “Islami spanjoll” me rreth 32 500 ndjekës.

Në një komunikatë për mediat, Ministria e Brendshme spanjolle ka deklaruar se “5 personat e arrestuar formonin një celulë me një strukturë të organizuar mjaft të mirë e që vepronin duke zbatuar urdhrat e “Shtetit Islamik”

Me pretekstin e shpërndarjes së materialeve me përmbajtje fetare, kjo celulë me anë të kanaleve të ndryshme në Internet përhapte mesazhe e komente radikale, duke himnizuar luftëtarët xhihadistë dhe aksionet e kryera nga ISIS-i.

BELINDA KOKA-ADEMI