Botë
Tragjedia e emigrantëve, 202 numri i viktimave nga anija e mbytur në Egjipt
28.09.2016 17:17
33 trupa të tjerë të pajetë janë gjetur nga ekipet e kërkimit pas mbytjes së anijes në Egjipt javën e kaluar me qindra emigrantë në bord...

Numri i viktimave deri tani ka shkuar në 202, 160 të tjerë janë shpëtuar, teksa autoritetet i tremben rritjes së mëtejshme, pasi mendohet se në anije udhëtonin mbi 500 persona.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim tha dje se në bordin e anijes ndodheshin të paktën 450 persona, kurse burimet e sigurisë egjiptiane fillimisht thanë se ka pasur gati 600 emigrantë në bord.
Megjithatë, sipas të gjitha llogaritjeve me shifrat në dispozicion, numri i të zhdukurve rezulton i lartë. Sipas autoriteteve egjiptiane, në anije udhëtonin emigrantë egjiptianë, sudanezë, eritreanë dhe somalezë, dhe besohet se kishin destinacion Italinë.
Katër anëtarë të ekuipazhit u arrestuan. Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, tha të hënën se nuk ka “asnjë justifikim” për këto vdekje dhe bëri thirrje për forcim të kufijve.
GAZMEND KURTISHI
