Maqedoni

“Kam të drejtë të di”: Institucionet të respektojnë detyrimin ligjor

28.09.2016 17:24

Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik shënoi 10 vjetorin e ekzistimit...

Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik shënoi 10 vjetorin e ekzistimit si dhe Ditën Ndërkombëtare për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik me moton “Kam të drejtë të di”.
 
Në periudhën prej 10 vjetësh, në Komision janë dorëzuar 6200 ankesa kundër poseduesve të informacioneve, që është dështim se realizimi i kësaj të drejte, të garantuar me Kushtetutë, kontribuon për institucionet më transparente dhe më llogaridhënëse. 
 
“Qasja e lirë deri tek informacionet me karakter publik paraqet një vegël të rëndësishme në rrugën për të arritur një transparentë të plotë të institucioneve ndaj qytetarëve. Kjo e drejtë ju mundëson qytetarëve që të njoftohen më lehtë me punën e institucioneve dhe në këtë drejtim pa ndërmjetësues në mënyrë të përgjegjshme të marrin pjesë në kryerjen e punëve publike dhe procesin e vendimmarrjes vendimet”,- deklaroi kryetari i KQLIKP-së, Gjorgji Sllamkov.
 
“Të gjitha institucionet të inkurajojnë transparencën, ta respektojnë detyrimin ligjor, me të cilit do t’u mundësojnë qytetarëve qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik. OBSE jep përkrahje për zbatimin e plotë të Ligjit për qasje në informacionet me karakter publik si dhe Komisionit”,- tha Nina Sumalainen nga OSBE.
 
Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik kanë nënshkruar memorandum-bashkëpunimi me OBSE-në dhe UNDP-në. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ