Situatë e nxehtë në Këshillin e prokurorëve, Janeva: Nuk do të duroj më ofendime personale
Pas ofendimeve personale dhe pyetjeve që nuk kishin të bëjnë....

Pas ofendimeve personale dhe pyetjeve që nuk kishin të bëjnë me raportin e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva lëshoi mbledhjen e Këshillit të prokurorëve publik. Janeva thotë se takimi, cili zgjati më shumë se tre orë, shkoi mirë deri në momentin e fjalimit të anëtarit të Këshillit, Zoran Sulejmanov, i cili e ka ofenduar në vend se të parashtrojë pyetje për raportin për të cilin e kishin ftuar.
Në momentet kur Sulejmanov pyetjet i ka shndërruar në ofendime, anëtarët tjerë kanë filluar të lëshojnë seancën.
“Unë jam e kënaqur me mënyrën se si komunikuam me Këshillin. Absolutisht jam e befasuar nga interesimi i tyre për punën e Prokurorisë Speciale dhe shpresoj se do të thellojmë bashkëpunimin. Vendosën se do të vijnë t’i vizitojnë hapësirat e PSP-së, ku në përputhje me autorizimin që kanë do t’u tregojnë edhe vetë materialet të cilat i kemi. Sa i përket veprimit të fundit, konsideroj se ofendimet personale dhe nxjerrjen nga konteksti i raportit, nuk kam nevojë të përgjigjem, andaj e lëshova seancën. Edhe vetë anëtarët e Këshillit të prokurorëve publik lëshuan seancën, pasi që nuk e arsyetuan mënyrën e veprimit të zotit Sulejmanov”,- deklaroi prokurorja speciale, Katica Janeva.
Seanca në Këshillin e prokurorëve publik nisi me një prezantim të shkurtër të raportit të punës së Prokurorisë Speciale nga vetë Janeva. Më pas anëtarët e Këshillit kanë parashtruar pyetje për punën e Speciales.
Janeva ka kërkuar mbështetjen e Këshillit që t’i zgjatet koha e veprimit mbi aktakuzat, pasi që 18 muaj janë të pamjaftueshme për të shqyrtuar gjitha materialet e përgjuara. Për vazhdim të mandatit është shprehur Kole Shterjev, i cili shpreson edhe në mbështetjen e kolegëve. (Meral Ismaili, TVM2)
