Maqedoni
Mënyra evropiane për hulumtimin e korrupsionit
15.04.2014 18:05
Me shkëmbimin e përvojave të reja evropiane do të hulumtohet korrupsioni në nivel lokal në 43 komuna të Maqedonisë...

Me shkëmbimin e përvojave të reja evropiane do të hulumtohet korrupsioni në nivel lokal në 43 komuna të Maqedonisë. Përmes studimit “LOTOS” do të mblidhen të dhëna se si udhëhiqet në nivel lokal dhe do të kuptohet se sa komunat në vend veprojnë në mënyrë të ndershme dhe transparente.
Robert Lidell, përfaqësues i Bashkimit Evropian në Maqedoni, thotë se një nga strategjitë për zgjerim të Bashkimit Evropian është luftimi i korrupsionit me anë të sundimit të së drejtës.
“Të gjithë ne e dimë se si të luftojmë kundër korrupsionit, ka një mënyrë të thjeshtë dhe shumë të lehtë, ti themi jo, nuk do të pranoj ryshfet, nuk do t’u ndihmoj njerëzve duke i korruptuar ata”, deklaroi përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Robert Lidell.
Kroacia si anëtare e re e BE-së, tashmë ka përvojë në implementimin e këtij projekti. Sipas tyre, në Kroaci tashmë “LOTOS” ka rolin e një konkurruesi mes komunave. Ky hulumtim do të zbatohet nga Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave dhe 6 Organizata Qytetare, ndërkohë Bashkim Evropian ka ndarë 106 mijë euro.
RINA TURKESHI-SAITI
