Hidhet poshtë kërkesa e PSP-së, Petrovska do të gjykojë Grujovskin
Gjykata Penale e ka hedhur poshtë si të pabazë kërkesën e Prokurorisë Speciale për përjashtimin e gjyqtares, Lidija Petrovska...

Gjykata Penale e ka hedhur poshtë si të pabazë kërkesën e Prokurorisë Speciale për përjashtimin e gjyqtares, Lidija Petrovska, që është caktuar të gjykojë për aktakuzën e parë të ekipit të Janevës kundër shtatë punonjësve të DSK-së.
"Gjykata Themelore Shkupi 1 miratoi vendim me të cilin refuzohet kërkesa, sepse shkaqet janë të pabaza për përjashtimin e gjyqtares, që Prokuroria Speciale e ka theksuar në kërkesën e vet",- thuhet në reagimin e Gjykatës së Shkupit.
Specialja kërkoi largimin e saj nga lënda me arsyetimin se dyshon në paanshmërinë e saj dhe për faktin se gjykatësja, Lidija Petrovska, është përmendur edhe në “bombat” e opozitës.
