Maqedoni

Bruksel, Ademi takoi eurokomisarin Han

29.09.2016 12:19

Në kuadër të vizitës në Bruksel, mbrëmë zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje europiane, Arbër Ademi, takoi eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han...

Procesi i integrimit europian, zhvillimet politike, procesi zgjedhor dhe migracioni ishin temat që u diskutuan në këtë takim.
 
Zëvendëskryeministri Ademi informoi për realizimin e detyrimeve nga Marrëveshja e 20 korrikut, që janë parakusht i rëndësishëm për organizimin e zgjedhjeve demokratike dhe të besueshme.
 
Dy bashkëbiseduesit përshëndetën edhe vlerësimin e liderëve politik për përmbushjen e parakushteve për realizimin e zgjedhjeve në dhjetor si hap pozitiv drejt zgjedhjes së krizës politike në vend.
 
U theksua së është e rëndësisë së veçantë që në periudhën e ardhshme të gjithë aktorët politik të japin kontributin e tyre për vazhdimin e procesit tonë eurointegrues.
 
Njëherit, komisioneri Han theksoi edhe nevojën e mbështetjes adekuate të vazhdueshme politike dhe institucionale për punën e PSP-së.
 
U diskutua edhe për domosdoshmërinë që në mënyrë intensive të punohet në implementimin e reformave urgjente rrioritare, duke pasur parasysh se kanë të bëjnë me fusha të cilat janë kyçe për sundimin e ligjit, posaçërisht në pjesën e gjyqësisë dhe administratës publike dhe veçanërisht implementimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.