Maqedoni
Zgjedhjet në ShBA, vazhdon ndërhyrja e hakerëve rusë
29.09.2016 13:18
Drejtori i FBI-së, James Comey, ka deklaruar se vazhdon të ketë përpjekje për të ndërhyrë në bazën e të dhënave të votuesve amerikanë...

Ai tha se FBI po vëzhgon nga afër hakerët rusë, që mund të tentojnë të prishin zgjedhjet në ShBA. FBI, në muajin gusht, ka paralajmëruar për nevojën e forcimit të sigurisë zgjedhore, pasi hakerët kanë sulmuar databaza online në Illinois dhe Arizonë.
“Natyrisht, jemi duke bërë punë shumë të madhe përmes hetuesve të inteligjencës, për të kuptuar se çfarë duan rusët me zgjedhjet tona”, tha Comey para Kongresit.
Zgjedhjet presidenciale në ShBA mbahen më 8 nëntor. Disa vëzhgues thonë se presidenti rus, Vladimir Putin, do fitoren e kandidatit republikan, Donald Trump, përballë demokrates, Hillary Clinton.
